Më 12 janar 2024, Myftiu i shoqëruar nga stafi i Myftinisë, ndanë së bashku gëzimin e 32 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Me Dy Minare” – Vizbeg te mualimi h. Ibraim ef. Ibrahimi.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë h. Ibraim ef. Ibrahimi, i cili u dëshiroi mirëseardhje, këshilli i xhamisë dhe një numër i madh i xhematlinjëve të kësaj ane.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u pajis me mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri referenti i Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu.
Me këtë rast, në hytbe Myftiu përcolli edhe mesazhin e xhumasë.
All-llahu e shpërbleft mualimin për angazhimin ndërsa nxënësve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!