Me datë,16 qershor 2023, Myftiu i shoqëruar nga bashkëpuntorët hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe mr. Nexhmi ef. Ferati ndanë së bashku gëzimin e 8 nxënësve me rastin e mbarimit të kursit të mësimbesimit që e ndoqën në mektebin e xhamisë “Nur”-Shuto Orizare, te mualimi Reshat ef. Hoxha.
Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga imami, mualimi dhe hatibi i xhamisë Reshat ef. Hoxha, këshilli i xhamisë dhe një numër i madhë i xhematlinjëve.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam sipas planprogramit mësimor të Myftinisë dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimit iu dha një mirënjohje.
Duanë e rastit e bëri sekretari i Myftinis mr. Nexhmi ef. Ferati.
Me këtë rast, në hytbe Myftiu dr.Qenan ef. Ismaili përcolli edhe mesazhin e xhumasë !