DUAJA E HATMES NË XHAMINË E FSHATIT KRUSHOPEK – SARAJ

Sot, më 29.09.2019 (e diel) pas faljes së namazit të drekës në xhaminë e fshatit Krushopek u organizua duaja e hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të nxënësve pranë mektebit të kësaj xhamie.

Në prani të një numri mjaft të madh të xhematit, familjarëve të nxënësve e hoxhallarë, këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e myftinisë, i pranishëm ishte dhe kryetari i kuvendit të BFI-së Fadil ef.Ramadani, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë, nikoqori Sadudin ef.Murati i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni.

Fjalë rasti kishte Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili foli mbi rëndësinë dhe rolin e prindërit në udhëzimin e fëmijëve në mësimin e fjalës së Allahut.
Veç tjerash përgëzoi këshillin e xhamisë, xhematin e në veçanti mualimin për angazhimin dhe punën e suksesshme.

Pas certifikimit të nxënësve ky program u përmbyll me du’a nga ana e Fadil
Efendiut

Vlen të përmendet se diplomë për kryerjen e hatmes dhe mësim-besimit islam morën 32 nxënës, pas mësimit të ndjekur tek mualimi Sadudin ef.Murati, i angazhuar si hatib e imam në këtë xhami.

Në fund të gjithë të pranishmit u ftuan në një drekë të përbashkët në restorantin ‘Korabi’.

Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFIM – Shkup