Më 05.10.2019 (e shtunë) pas faljes së namazit të drekës në xhaminë ‘Ataullah Hoxha’ u realizua ceremonia e duasë së hatmes me rastin e mbarimit të mësim-besimit islam të 21 nxënësve pranë mektebit ‘Keuther’ të Studeniçanit.
Në prani të një numri mjaft të madh të familjarëve të nxënësve ,hafizlerësh, hoxhallarë e xhematlinjë, këtë ceremoni rasti e nderoi Myftiu i Myftinisë së Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga operativa e myftinisë, ku u mirëpritën nga këshilli i xhamisë, hfz.Adnan Elmazi dhe hatibi i xhamisë Mutalib Ademi i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për pjesmarrjen e tyre në këtë ceremoni.
Fjalë rasti kishte Myftiu Dr. Qenan Ef.Ismaili i cili foli mbi rëndësinë dhe shpërbilimin e Zotit për ata që e mësojnë fjalën e Tij dhe ua përcjellin të tjerëve, gjeneratë pas gjenerate.
Veç tjerash përgëzoi mualimin për kontributin e tij që po e jep ndër vite në këtë vatër të njohur të hafizlerëve që po vazhdon të ruan dhe kultivon vlerat tona islame.
Duanë e hatmes e bëri Fejsall ef.Kadriu, referent pranë Myftinisë.
Diplomë për kryerjen e hatmes dhe mësim-besimit islam morën 21 nxënës pas mësimit të ndjekur tek mualimi hfz.Adnan Elmazi.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFIM – Shkup