EDICIONI 101 I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË”

Myftinia e Shkupit, sot, më 24 shtaror 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, hfz. Irfan ef. Sulejmani,  emetoi edicionin e 101- të, në kuadër të emisionit “Këshilla e Xhumasë”.
I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Nusret ef. Fazliu, hatib në xhaminë vjetër të fshatit Kondovë.
“Rëndësia e xhamisë në përceptimet Kur’anore” është tema që trajtoi Nusret Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit.
Allahu jua pranoftë lutjet e kësaj dite të bekuar!
Xhuma të begatë!