EDICIONI I 106-TË I EMISIONIT “KËSHILLA E XHUMASË” NË RADIO VATI

Myftinia e Shkupit, më 29 tetor 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, Hfz.Irfan ef. Sulejmani, emetoi edicionin e 106- të, në kuadër të emisionit “Këshilla e Xhumasë” në Radio Vati.

I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Shaban ef. Tairi, hatib dhe mualim pranë Xhamisë së fshatit Llokë.

“Përmbajtjet eksplicite në media, kërcënim ndaj moralit shoqëror” ishte tema që trajtoi Shaban Efendiu enkas për dëgjuesit e Radio Vatit.

Myftinia e Shkupit ju uron xhuma të begatë e lutje të pranuara!