Myftinia e Shkupit, sot, më 10 shtaror 2021, me fillim në ora 12:00 nën udhëheqjen e moderatorit të emisionit, referent në Myftininë e Shkupit, hfz. Irfan ef. Sulejmani, do të emeton edicionin e 99 – të, në kuadër të emisionit “Këshilla e Xhumasë”.
I ftuar nga ana e Myftinisë së Shkupit, në këtë edicion është Ali ef. Sadiku, hatib dhe mualim në xhaminë “Rezistenca” – Haraçinë.
“Vlera e salavatit mbi të dashurin e zemrave tona, Muhammedin s.a.v.s” është tema që trajtoi Ali ef. Sadiku enkas për dëgjuesit e Radio Vatit.
Allahu jua pranoftë gjitha ibadetet dhe lutjet e kësaj dite të bekuar!
Xhuma të begatë!