EKSKURSIONI ME NXËNËSIT E MEKTEBEVE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Sot, 07 tetor 2023 (e shtunë), Myftinia e Shkupit organizoi ekskursion me nxënësit e mektebve në parkun e Sarajit ku u tubuan afër 1700 nxënës të mektebeve që veprojnë në kuadër të Myftinisë. Mualimët dhe mualimet që arritën të bëhen pjesë e kësaj iniciative mundësuan që të gjithë fëmijët së bashku të kalojnë një ditë në natyrë me aktivitete të ndryshme rekreative sportive 🤾🤸⚽️⛹️‍♂️🛝🥅May be an image of 5 people, child and text.
Loja e litarit, loja me thes, volejboll dhe në mesin e shumë lojërave të tjera argëtuese, ndoshta më tërheqëse për fëmijët ishte turniri në futboll të vogël ⚽️🥅🏃‍♂️🏐, ku morën pjesë 26 ekipe. Pas shumë ndeshjeve me brohoritje të fëmijëve, edhe pse të gjithë llogariten fitues, duhej të përcaktohen edhe fituesit e turnirit të cilëve Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u ndau medalje 🥇🥈🥉dhe nga një kupë 🏆.
May be an image of 14 people, people playing soccer, people playing voleyball and people playing football
🥇 Vendi i parë i takoi ekipit të mektebit të xhamisë së fshatit Straçincë.
🥈 Vendi i dytë për ekipin e mektebit të xhamisë Nerez.
🥉 Vendi i tretë i takoi ekipit të mektebit të xhamisë “Molla Hysein Saiti” – Lubin.
Njëkohësisht u zhvilluan gara në volejboll dhe vrapim për gjininë femërore.
Në volejboll vendet e para ju takuan;
Vendi i parë i takoi ekipit të mektebit të xhamisë “Qëndrore Hasanbeg”.
Vendi i dytë i takoi ekipit të mektebit “Instituti hifzit per gjinin femërore – Bezisten”
Vendi i tretë i takoi ekipit të mektebit të xhamisë “Rashçe e poshtme”.
May be an image of 9 people, people playing voleyball and crowd
Kurse, në vrapim vendet e para ju takuan;
Vendi i parë i takoi mektebi të xhamisë “Sfillare e epërme”
Vendi i dytë i takoi mektebit të xhamisë “Llaskarcë”
Vendi i tretë i takoi mektebit të xhamisë së “Çairit”.
Mirënjohje të përzemërta për mualimët e mualimet me nxënësit e tyre për pjesëmarrjen duke shpresuar që ky aktivitet do të vazhdojë edhe vitet në vazhdim.
Myftinia e Shkupit do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme në dobi të nxënësve që ndjekin mësimet në mektebe!