Sot, më 19 nëntor 2021 (e xhuma), dr.Fatmir ef. Zaimi referent i xhematit të Shkupit dhe Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit vizituan xhematin e xhamisë së fshatit Konjare e Poshtme me rastin e autorizimit të Elvir ef.Tutiq në detyrën; hatib, imam dhe mualim.
Dr.Fatmir ef. Zaimi, në fjalën e tij të mbajtur para xhematit, pasi që e prezentoi Elvir Efendiun, në emër të Myftiut uroi hatibin e ri, duke i dëshiruar mbarësi në detyrën e tij dhe mes tjerash përmendi obligimet dhe të drejtat që i takojnë nëpunësit fetar të autorizuar bazuar në Rregulloren e Punës së Myftinisë së Shkupit.
Hytben e xhumasë e mbajti dr.Fatmir ef. Zaimi, ndërsa në namazin e xhumasë xhematin e udhëhoqi Hfz.Irfan ef. Sulejmani.