Me datë 9 shkurt 2024, në namazin e xhumasë u vizitua xhemati i xhamisë “Sulltan Ahmet” – Katllanovë, nga referentët e Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu dhe Jetmir Jakupi.
Referentët e Myftinisë u mirëpriten nga hatibi i xhamisë, h. Ramadan ef. Vejseli i cili ju dëshiroi mirëseardhje.
Hutben e xhumasë e mbajti h. Fejsall ef. Kadriu dhe i priu xhematit në faljen e namazit të xhumasë.
