FALJA E XHUMASË SË DYTË

Më 26 janar 2024, Myftinia e Shkupit pas kërkesës së besimtarëve që nuk mund të arrijnë të falin xhumanë në kohën sipas takvimit, filloi me faljen e namazit të xhumasë së dytë në xhaminë Isa Beu – Shkup, vendim ky cili do të jetë lehtësim për besimtarët, ndërsa do të vijojë deri në ndërrimin e kohës verore. Hutben e xhumasë e mbajti sekretari i Myftinisë së Shkupit Mr. Nexhmi ef. Ferati dhe njëherit iu priu besimtarëve në faljen e namazit të xhumasë.