Pas faljes të namazit të Kurban-Bajramit më 20 Korrik 2021, Myftinia e Shkupit filloi me therjen e kurbaneve të porositur, mishi i të cilëve i dhurohet menzës së Medresesë Isa Beu, ndërsa pas sigurimit të sasisë të nevojshme për nxënësit, mishi që tepron u shpërndahet nevojtarëve të vendit, të planifikuar me lista paraprake nga gjitha këshillat e xhamive në vend.
Nën organizimin e Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili, në prezencë të komisionit fetar për organizimin e therjes së kurbaneve, në thertoren Demi I Zi filloi therja e kurbaneve.
Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef.Ismaili i shoqëruar nga anëtarët e komisionit për organizimin e therjes së kurbanëve mori pjesë në fillimin e therjes së kurbanëve.
Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili shkruan në faqene tij zyrtare:
“Ndava kohë, për të ndjekur nga afër procesin e therjes së Kurbanëve të cilët i’u besuan Myftinisë së Shkupit.
Me këtë rast, qëndrova në hapësirat e thertores “Demi i Zi” ku pata mundësinë që nga ana e komisionit pranë BFI – së, të njoftohem drejtpërdrejt mbi ecurinë e gjithë procesit të therjes së kurbanëve të Shkupit.
Myftinia e Shkupit është duke punuar me kapacitet të plotë për ta realizuar këtë amanet të marrë nga besimtarët tanë dhe gjatë ditëve të festës së Kurban-Bajramit ka të angazhuar dy referent që kanë për detyrë një nga një për çdo kurban të lexojnë emrat dhe të bëjnë nijetin e kurbanit, më pas ta ndjekin procesin e shpërndarjes së mishit.
Numri i kurbanëve të pranuar në kuadët të Myftinisë së Shkupit deri më tani arrin mbi 1200, me shpresë që numri i saktë të sigurohet deri sa këshillet e xhamive të dorëzojnë listën e tyre përfundimtare.
Lus Allahun Fuqiplotë që t’ua pranojë kurbanat të gjithë atyre që këtë vit kanë shprehur dëshirë e vullnet që kurbanin e tyre ta dhurojnë për nxënësit e Medresesë Isa Beu, ku pjesa tjetër do u shpërndahet familjeve nevojtare.”