FILLOI THERJA E KURBANËVE

Me datë, 28 qershor 2023, në ditën e parë të Kurban Bajramit, nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV- së, gjegjësisht Myftinisë së Shkupit ka filluar therrja e kurbanëve në hapësirat e thertoreve në të cilat paraprakisht nga BFI janë të autorizuara për therrjen e kurbanëve.
Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, anëtarët e komisionit për organizimin dhe vëzhgimin e therrjes së kurbanëve morën pjesë në fillimin e procesit në fjalë, të cilët duke lexuar emrat e të gjithë atyre që kurbanët e tyre i’a besuan Myftinisë së Shkupit.
Në ditët në vijim do të bëhet edhe shpërndarja e mishit në gjitha rajonet e Myftinisë së Shkupit.