Më 15 gusht 2021, filluan punimet në rrafshimin e tokës me qëllim të shtimit të kapacitetit dhe zgjerimin e hapësirës së dedikuar për varreza në fshatin Bllacë.
Që në orët e hershme të mëngjesit, Referenti i Vakufit H.Fejsall ef. Kadriu dhe sekretari i Myftinisë Mr.Nexhmi ef.Ferati po mbikqyrin nga afër punimet që po zhvillohen në pjesën e parcelës ku po bëhet rregullimi dhe rrafshimi i hapësirës së rezervuar për varreza.