FILLUAN PËRGATITJET PËR RAMAZANIN 2023

Më datë 19 shkurt 2023 Myftinia e BFI – Shkup filloi me përgatitjet e Ramazanit 2023.
Realizimin e projektit e filloi me nxënës të mektebeve që interpretojnë pjesë nga Kurani famëlartë kurse inçizimet u realizuan në xhaminë “Arasta” në Çarshi të vjetër të Shkupit. Këto pjesë do të emitohen përgjatë muajit të Ramazanit në kanalin e Myftinisë në Youtube, në TVMyftinia dhe në faqen e Myftinisë në facebook.