Hfz.Irfan ef. Sulejmani, referent i arsimit fetar pranë Myftinisë së Shkupit, më 09 gusht 2022,bazuar në kërkesën e mualimëve; realizoi shpërndarjen e 109 Kur’anave për nxënësit të cilët kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Kur‘ana u furnizuan nxënësit e mektebeve të poshtcekura;
Mektebi i xhamisë “Mulla Hysen Saiti“ – Lubin; mualime Nehale Ajdini
Mektebi i xhamisë Karshiaka – Batincë; mualim Rasim ef. Ademi.
Mektebi i Xhamisë Haxhi Sabir – Batincë; mualim Llokman ef. Abdullai
Mektebi “Asr” – Batincë; mualim Kadrija ef. Muriç.
Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t’u japë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimët t‘i shpërblejë me mirësitë e Tij të kësaj bote dhe ahiretit.