FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Më datë 2 shkurt 2024, Referentët pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe h. Ali ef. Ziberi, me kërkesë të mualimëve realizuan shpërndarjen e 90 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Mus’hafa 📖 u furnizuan nxënësit e mektebit të:
🏢 Xhamisë “Ataullah hoxha” – Studeniçan, mualim h. Mutalib ef. Ademi; dhe
🏢 Xhamisë “Husein Shah” – Saraj, mualime Qefsere Dauti.
Lusim Allahun Fuqiplotë që nxënësve t’u japë sukses në përfundimin e bukurleximit të Kuranit, ndërsa mualimët t‘i shpërblejë me mirësitë e Tij të kësaj bote dhe ahiretit.