FURNIZOHEN ME MUS’HAFA DY MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, më 04 janar 2023, me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 36 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Shishovë, mualim Is’hak ef. Çilafi dhe nxënëit e mektebit të xhamisë “Qendrore” Kopanicë, mualim Sheip ef. Isaki.