FURNIZOHEN ME MUS’HAFA TRE MEKTEBE TË MYFTINISË SË SHKUPIT

Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani, këtë javë me kërkesë të mualimëve realizoi shpërndarjen e 75 Mus’hafave për nxënësit që kanë kaluar në shkallën e leximit të Kuranit.
Me Mus’hafa u furnizuan nxënësit e mektebit të xhamisë “Hatunxhuk”, mualime Rukije Mici; mektebit “Ikre” – Fushë Tophanë, mualime Ferdeze Selmani Lata dhe mektebit “Ikre” – Studeniçan, mualime hfz. Nesibe Memeti.
Allahu i shpërbleftë mualimët për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet e shumë suksese..