Dje, më 23.10.2019 (e mërkurë), para një numri të madh të xhematlinjëve, hoxhallarëve e familjarëve të nxënësve, Myftinia e Shkupit organizoi Garën Kur’anore ne xhaminë e Dyqanxhikut.
Gara u zhvillua nëmes nxënësve që ndjekin mësim-besimin pranë mektebeve përkatëse të Myftinise së BFI-Shkup.
Programi filloi me recitimin e Kuranit Famëlartë nga ana e Hfz.Xhemail Nuhijut, drejtor i institutit të Hifzit “Hfz.Ismail Alievski”.
Më pas, me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Remzi ef.Isaku i cili përgëzoi Myftininë për aktivitetet e ndërmara e në veçanti aktivitetet kushtuar Kur’anit Famëlartë që kanë për qëllim ngritjen dhe madhërimin e Fjalës së Allahut.
Në këtë garë kualifikuese u paraqitën 21 nxënës 12 djem dhe 9 vajza që ndjekin mësim-besimin pranë mualimëve të angazhuar në mektebet përkatëse të Myftinisë së Shkupit.
Komisioni vlerësues i përbërë nga: Hfz.Abdulkerim ef.Ebibi, Hfz.Jashar ef.Ibrahimi dhe Hfz.Avni ef.Asani shpalosën rregullat e garimit dhe më pas vazhduan me vlerësimin e njohurive të nxënësve në rregullat e drejtleximit të Kur’anit dhe nxënien e sureve përmendësh.
Pas përfundimit të seancës së dëgjimit të nxënësve, komisioni shpalli finalistët e ditës së shtunë.
Në fund të programit, Myftinia e Shkupit ndau mirënjohje dhe dhurata për të gjithë nxënësit pjesmarrës në këtë garë.
Dita finale e garave Kur’anore do të mbahet më 26.10.2019 (e shtunë), pas namazit të drekës, në xhaminë e Dyqanxhikut.
Zyra për Informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup