GRUPI II – HAXHI 2023

Niset aeroplani i dytë me haxhinjtë e Shkupit, njëkohësisht ju informojm se procedura e nisjes për të gjithë haxhinjtë shkoi me sukses dhe që të gjithë gjinden në aeroplan dhe po udhëtojnë drejt vendeve të shenjta.
I lutemi Allahut Fuqiplotë që udhëtimi të shkojë mbarë e të arrijnë shëndosh e mirë.
Në orët e vona pas mesnate Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte në përcjelljen edhe të grupës së dytë, ku Myftiu ju dëshiroi udhëtim të rehatshëm dhe haxh të pranuar.
Haxhinjtë e grupës së dytë kanë arritur shëndosh e mirë në hotelin në Meke, ata janë akomoduar dhe janë duke pushuar, në mbrëmjen e sodit me datë 19 qershor 2023 do ta kryejn Umren.