HAPET XHAMIA E RE NË FSHATIN ÇAJLANË TË SARAJIT

Sot, 29 korrik 2022, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit dhe Këshillit iniciues për ndërtimin e xhamisë, u realizua ceremonia zyrtare e hapjes së Xhamisë së Re në fshatin Çajlanë.
Në këtë solemnitet mori pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsall ef. Kadriu, kryetari i OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadani, Përgjegjësi i Institutit të Hifzit, Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, operativa e Myftinisë së Shkupit, veprimtarë, donatorë dhe përkrahës të jetës fetaro islame, imami i fshatit Çajlanë, hoxhallarë, si dhe mysafirë të ndryshëm nga vendi e nga jashtë.
Para se të bëhet hapja e kësaj xhamie u lexuan disa pjesë nga Kur’ani famëlartë nga Hfz. Xhemail ef. Nuhiju ndërsa moderatori i kësaj ceremonie, ishte hafiz Irfan ef. Sulejmani.
Fjalë Përshëndetëse në emër të xhematit dhe këshillit inicues pati Hasip ef. Saqipi.
Nikoqiri i kësaj ceremonie, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili i përshëndeti të pranishmit dhe në fjalimin e tij vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e palodhshëm të Këshillit Iniciues për ndërtimin e Xhamisë.
Ai e vlerësoi lartë punën e të gjithëve që kontribuan në ngritjen e kësaj shtëpie të Allahut të Plotfuqishëm duke lartësuar imanin e paluhatshëm të banorëve të fshatit Çajlanë.
Fjalën kryesore në këtë ceremoni e pati Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili shprehi kënaqësinë e tij dhe emocionet për këtë ndërtim, për këtë xhami kaq të bukur në fshatin Çajlanë.
Pas fjalimit të Reisul Ulemasë, u dekoruan me mirënjohje donatorët kryesorë dhe kryetari i këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë z. Rufan ef. Sheipi si dhe h. Abedin Aliu n shenj falenderimi për përkrahjen financiare përgjatë ndërtimit të xhamisë.
Duanë e kësaj ceremonie zyrtare e bëri H. Fejsall ef. Kadriu.
Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili realizoi hytben e xhumasë dhe Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai i priu xhematit në namayin e xhumasë.