Këtë manifestim me prezencën e tyre e nderuan edhe Kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku, Myftiu i Tetovës prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Manastirit Mr. Amit ef. Rasimi, Myftiu i Prilepit H. Shefket ef. Imeri, Myftiu i Ohrit Mr. Samet ef. Ajdari, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Kryetari i Kuvendit të BFI Fejsall ef. Kadriu, Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi, drejtorët e sektorëve të Rijasetit të BFI; Hfz. Xhemail ef. Nuhiu, përgjegjës i Institutit tė Hifzit në Shkup “Hfz. Ismail Efendiu”, hoxhallarë, hafëzllarë si dhe mysafirë të ndryshëm nga Karshiaka e më gjerë.
Para se të bëhet duaja e hapjes së kësaj xhamie, u lexuan edhe disa pjesë nga Kurani Famëlartë nga Hfz. Adnan ef. Elmazi. Fjalë përshëndetëse mbajti Kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku, ndërsa të dhënat rreth ecurisë së ndërtimit të xhamisë i prezantoi z. Alaudin Zekiri, Kryetar i Këshillit Iniciues.