HAPJA SOLEMNE E XHAMISË SË FSHATIT PATISHKA REKË

Të martën, më 10 gusht 2021 me një program solemn, nën organizimin e Myftinisë së Shkupit hapet xhamia e rindërtuar në fshatin Patishka Rekë.
Këtë ceremoni morrën pjesë; kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorët e sektoreve pranë Rijasetit të BFI-së, shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdulkerim ef. Iseni, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, kryetari i komunës Sopishte, z. Stefçe Tërpovski, hoxhallarë e hafëzllarë nga gjitha rajonet e Shkupit si dhe xhematlinj të rajonit të Karshiakës.
Programi u hap me ashere të lexuar nga hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit të Hifzit “ Hfz. Ismail Efendiu”- Shkup
Pastaj, fjalë përshëndetëse pati kryetari i këshillit inicues, Fevzi ef. Musliu i cili foli rreth rindërtimit të xhamisë së Re dhe objekteve ndihmëse siç është mektebi dhe zyrat e xhamisë. Më pas ai përmendi tre data të rëndësishme, siç është Ramazan 1, dita e parë e muajit Ramazan 2020, kur filloi edhe mbyllja kolektive për shkak të Kovid 19, Ramazan 20, dita e 20 e Ramazanit 2021 kur për herë të parë besimtarët munden të falin namazin brenda xhamisë, dhe dita e sotme, 10 Gusht 2021, kur po bëhet ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë.
Efendi Musliu gjithashtu përmendi edhe donatorët dhe kontribuesit më të mëdhenj për ndërtimin e kësaj xhamie.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua kryetari i komunës Sopishte, z. Stefçe Trpovski i cili pasi përshëndeti të pranishmit, iu falënderua Zotit që ia dha mundësinë që të kontribuojë në ndërtimin e një xhamie, edhe përkundër faktit që i takon besimit tjetër, atij ortodoks, me ç’rast dëshmon solidaritetin dhe bashkëjetesën e këtij nënqielli.
Si nikoqir i kësaj ceremonie, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili i cili përshëndeti të pranishmit duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e palodhshëm të Këshillit Iniciues për ndërtimin e Xhamisë. Ai pasi i përshëndeti të pranishmit mes tjerash tha se: “Sot, 10 gusht 2021 – 2 Hixhrij 1443, po përjetojmë gëzimin e hapjes se kësaj xhamie, falë ndihmës së All-llahut dhe përpjekjes se vazhdueshme te këshillit iniciues për rindërtimin e xhamisë. Këtë që sot e shohim është rezultat i angazhimit të banorëve të këtij fshati që kontribuuan me punë e me mjete financiarë që të arrihet kjo ditë. Lusim Allahun Fuqiplotë që ti shpërblen të gjithë kontribuuesit e kësaj shtëpie të Zotit me të mirat nga thesari i tij i pashtershëm”.
Fjalën kryesore në këtë ceremoni e pati Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili shprehu kënaqësinë e tij dhe emocionet për këtë ndërtim, për këtë xhami kaq të bukur në këtë ambient madhështor në qendër të fshatit. Ai e vlerësoi lartë punën e të gjithëve që kontribuan në ngritjen e kësaj shtëpie të Allahut të Plotfuqishëm duke lartësuar imanin e paluhatshëm të banorëve të Patishka Rekës, që me kontribut dhe sakrificë ia kanë dhënë këtë hieshi kësaj xhamie, duke përdorur materiale ndërtimi nga më të mirat dhe më të bukurat.
Hfz. Musli Musliu interpretoi ilahinë e tij më të re me rastin e hapjes së xhamisë.
Më pas ashere u lexua nga Saqip ef. Çilafi, imam dhe hatib i xhamisë.
Krejt në fund duanë e bëri Mr. Qamil ef. Rushiti, Myfti i Kërçovës, ndërsa në namazin e drekës besimtarët i udhëheqi Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai.