IFTAR ME NËPUNËSIT FETAR DHE KËSHILLET E XHAMIVE TË MYFTINISË

Më 24 mars 2023 – 2 Ramazan 1444H, Myftinia e BFI – Shkup shtroi iftar për nëpunësit fetar dhe mutevelinjtë e katër rajoneve të Shkupit, me ata që mbi supe mbajnë emanetin e xhamive dhe janë në shërbim të besimtarëve.
Është ky iftari tradicional ku krahas një numri të madh të hoxhallarëve së bashku me kryetarët e këshilleve të xhamive mori pjesë edhe mysafiri nga Turqia, eksperti i këshillit të lartë te Dijanetit të Turqisë dr. Mustafa Güvenç.
Në fjalën e tij, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili falenderoi të gjithë ata që nderuan dhe iu përgjigjën ftesës dhe e begatuan sofrën e iftarit të përbashkët.