INTERVISTA E MYFTIUT TË SHKUPIT NË TV ALSAT

Me datë, 28 qershor 2023, Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili u intervistua në TV Alsat nga vendi i bekuar i Mekes. Myftiu në këtë intervistë sqaroi ecurinë e Haxhit 2023.
Myftiu theksoi se gjithçka po shkon sipas planit dhe haxhilerët janë të kënaqur me kushtet e ofruara.
Sot, ata janë kthyer në hotel pas hedhjes së guralecëve në Mina pasi kanë kryer ibadetet dhe rregullat e haxhit.
Në ditën e festës së Kurban Bajramit, mbizotëron gëzimi, pasi ata kanë plotësuar me përpikëri të gjitha obligimet në lidhje me haxhin.
Gjithashtu nga vendi i shenjtë uroi edhe teleshikuesit për festën e Kurban Bajramit.
Njëherit Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili është edhe kryetar i të gjithë haxhilerëve të haxhit 2023.