Më datë 4 dhjetor 2023 (e hënë), Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidatin.
Anëtarët e komisionit vlerësuan se kandidati kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtarëve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuesi të Myftinisë së Shkupit.
Muhamet Ameti hifzin e kreu tek muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.
