KANDIDATJA PËR HAFIZE EBRAR DALIP KALOI PROVIMIN PARA KOMISIONIT TË HIFZIT

Më 11 janar 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten Ebrar Dalip.
Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit.
Ebrar Dalip hifzin e kreu pranë muhafizes hfz. Neal Ibrahimi.
Allahu e shpërbleftë muhafizen për kontributin e dhënë ndërsa hafizes t’i japë shëndet e shumë suksese tjera