Më 1 mars 2023 (e mërkurë), kandidatja për hafize Suhejla Abdullahi në prani të komisionit të hifzit të Myftinisë së Shkupit kaloi me sukses provimin e parë fillestar në lokalet e Myftinisë. Kandidatja Suhejla A. hifzin e kreu te Muhafizi hfz. Abdlkerim ef. Ebibi.
Pas provimit të realizuar, anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja i plotëson kriteret që të fillojë me seancat dëgjimore që do të zhvillohen ditëve në vijim dhe do të dëgjohet i tërë Kurani (30 xhuz).
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të të gjithë anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese nga Myftinia e Shkupit.