Në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia e Shkupit, sot, më 29 mars 2022, në prani të kryetarit të BFI-së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. IsmailiI, kryetarit të O.H. “Hilal”, H. Fadil ef. Ramadani, Sekretarit Gjeneral të BFI – së H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefit të Kabinetit të Reisul Ulemasë dr. Abdulkerim ef. Isani, së bashku me operativat e Rijasetit dhe Myftinisë së Shkupit, filloi aksionin e shpërndarjes së ndihmave humanitare “Karavanin humanitar” për skamnorët, jetimët dhe nevojtarët në katër rajonet e Shkupit.
Gjatë aksionit, po shpërndahen 400 pako me mish, për nevojtarët, nëpërmjet këshilleve e xhamive të Shkupit në rajonin e qytetit, karadakut, dervenit dhe karshiakës.