KËSHILLA E XHUMASË NË RADIO VATI – “NATA E BERATIT”

Më 23 shkurt 2024, me fillim në ora 11:30 transmetohet edicioni i 216 –të në kuadër të emisionit “Këshilla e Xhumasë” në valët 88.4 në Radio Vati.
Mysafir i këtij edicioni është h. Ahmet ef. Çilafi, i cili do të ligjërojë në temën: “Nata e Beratit”.
Emisionin e udhëheq referenti i Myftinisë së Shkupit hfz. Irfan ef. Sulejmani.
Xhuma të begatë dhe lutje të pranuara!