Më 4 shtator 2021 (e shtunë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit Ikre të lagjes Fushë Tophanë.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Nermine Nuhiju.
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.