Më 8 korrik 2021 (e enjte), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra I. Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Haxhi Azem të lagjes Orizare.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Arife Asani.
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.