KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË “HAXHI SABRI” NË FSHATIN BATINCË

Të mërkurën, më 13 tetor 2021, kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar i komisionit; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Haxhi Sabri”.
Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Hfz. Ramadan ef. Asani.
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë Hfz. Ramadan Asanin për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë gjithë këtij procesi, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme!