Sot, 23 dhjetor 2021 (e enjte), kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zekirija ef. Tahiri, anëtar , vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë “Lejletul Kadër” në fshatin Kopanicë.
Komisioni, përgjatë kësaj vizite kontrolloi dhe vlerësoi njohuritë e nxënësve të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i tyre, Ahmed ef. Çilafi.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimin për kontributin e dhënë me mirësitë e Tij të pakufishme ndërsa, nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese në jetë!