Sot, më 17 janar 2020 (e xhuma), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekirija ef.Tairi, vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë me Dy Minare – Saraj me qëllim të vlerësimit të njohurive të tyre mbi:
leximin e Kur’anit, bazat e besimit, dhe njohuritë tjera elementare të fesë.
Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit të xhamisë Milaim ef.Veselit.
Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 36 nxënës.
Lusim All-llahun Fuqiplotë që të shpërblejë mualimin për mundin e tij, ndërsa nxënësve iu dëshirojmë shëndet dhe suksese të mëtejshme!
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup