Më 22 gusht 2021 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë, i përfaqësuar nga kryetari i komisionit Mr. Nexhmi ef. Ferati dhe anëtari i komisionit Zeqirja ef. Tairi, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë Neda të fshatit Haraçinë – komuna e Haraçinës.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.
Bazat e mësim-besimit i mësuan pranë mualimit të xhamisë Shefket ef. Bafqari.
Lusim Allahun e Madhërishëm mualimin ta shpërblejë me Mirësitë e Tij për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese të mëtejshme në jetë!