KOMISIONI PËR VLERËSIM TË NXËNËSVE TË MEKTEBEVE VIZITOI NXËNËSIT E MEKTEBIT TË XHAMISË SË DUQANXHIKUT

This post is also available in: македонски

Më 8 shtator 2021 (e mërkurë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Semra Kurtish, vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së Duqanxhikut.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Berra Ebibi.
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimen ndërsa nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese të metutjeshme.