Sot, më 23 qershor 2020 (e martë), Kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve të Mektebeve Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari i komisionit Zekirija ef.Tairi, vizituan nxënësit e mektebit të Xhamisë së fshatit Llaskarcë, me çrast bënë vlerësimin e punës dhe njohurive të tyre mbi:
leximin e Kur’anit, nxënien e sureve përmendësh, bazat e besimit dhe njohuritë tjera elementare të fesë.
Kjo vizitë u realizua pas kërkesës së parashtruar për vlersim të njohurive të nxënësve, nga ana e mualimit Saqip ef.Çilafi
Të gatshëm për kryerjen e hatmes janë 3 nxënës.
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mualimin, ndërsa nxënësve iu dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI – Shkup