Më 21.09.2019 (e shtunë),
kryetari i komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Llokë
Komisioni i Myftinisë kontrolloi njohuritë e tyre mbi:
leximin e Kur’anit, nxënia e sureve përmendësh dhe bazat e besimit.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi i xhamisë, Ramadan ef.Ramadani, gjithsej 21 nxënës të përgatitur për të kryer duanë e hatmes.
Ndryshe, kjo ishte vizita e dytë e realizuar nga komisioni, kushtuar nxënësve të këtij mektebi.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimin me Mirësitë e Tij të panumërta ndërsa nxënësve t’u jep shëndet e vullnet në nxënien dijes së hajrit!
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV-Shkup