Dje, më 21.09.2019 (e shtunë),
Kryetari i Komisionit Mr.Nexhmi ef.Ferati dhe anëtari Zekirija ef.Tairi vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Nigishtan.
Kjo vizitë u realizua pas ftesës së pranuar nga ana e mualimit Samir ef.Hamidi.
Qëllimi i vizitës ishte kontrollimi i njohurive të tyre mbi:
leximin e Kur’anit, nxënia e sureve përmendësh, bazat e besimit dhe njohuritë tjera elementare.
Komisioni mbeti i kënaqur nga njohuritë e fituara të 16 nxënësve të përgaritur për kryerjen e hatmes dhe vlerësoi me notë të lartë punën dhe kontributin e mualimit.
Allahu Fuqiplotë e shpërbleftë mundin e mualimit ndërsa nxënësve u dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI-së në RMV