Sot, më 6 nëntor 2021 (e shtunë), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë i përfaqësuar nga kryetari i komisionit Hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirija ef. Tairi vizitoi nxënësit e mektebit të xhamisë së fshatit Straçincë.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Mësimin e leximit të Kuramit Famëlartë dhe Bazat e mësim-besimit islam i mësuan nga mualimi Amir ef. Mamuti.
Lusim Allahun Fuqiplotë që ta shpërblejë mualimin ndërsa nxënësve t’u japë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme.