Më 12 dhjetor 2021 (e diel), Komisioni për Vlerësim të Nxënësve pranë Myftinisë së Shkupit i përfaqësuar nga Mubera J. Asani dhe Arife Iseni, vizitoi nxënësit e mektebit të Xhamisë së Poshtme në fshatin Rashçe.
Përgjatë kësaj vizite komisioni kontrolloi njohuritë e tyre të fituara në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë. Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimja Qendresa Bakiu.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblen mualimen me Mirësitë e Tij të pakufishme për kontributin e dhënë ndërsa nxënësve shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në jetë!