Të mërkurën, më 13 tetor 2021, kryetari i Komisionit për Vlerësim të Nxënësve, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe Zeqirja ef. Tairi, anëtar i komisionit; vizituan nxënësit e mektebit të xhamisë “Ataullah Hoxha”.
Përgjatë kësaj vizite, komisioni bëri kontrollimin dhe vlerësimin e njohurive të nxënësve në bazë të planprogramit arsimor të Myftinisë së Shkupit.
Bazat e mësim-besimit i mësuan nga mualimi Mutalib ef.Ademi
Lusim All-llahun e Madhëruar që ta shpërblejë Mutalib Efendiun për kontributin e tij, ndërsa, nxënësve u dëshirojmë shëndet e suksese në rrugëtimin e tyre të dijes!