Myftinia e Shkupit, gjatë ditëve të festës së Kurban Bajramit, realizoi me sukses ndarjen e #3300 pakove me mish të kurbanit në gjitha rajonet e saj; qytet, karadak, derven e karshiakë.
Falë koordinimit shumë të mirë që kemi me këshillet e xhamive tona të gjitha familjeve me status të rrezikuar social, u është dhuruar mishi i kurbaneve të cilët i kanë tejkaluar nevojat e Medresesë Isa Beu.
Myftinia e Shkupit, çdo vit, në të katër rajonet e saj , bën shpërndarjen e pakove të mishit të kurbanit në bashkëpunim me këshillet e xhamive tona të cilët e shpërndajnë mishin e kurbanit bazuar në listat përpiluara paraprakisht me qëllim që mishi i kurbanit të arrijë në çdo familije nevojtare e skamnore.
Gjatë aksioneve të realizuara, numri i pakove të shpërndara është si vijon:
810 pako në rajonin e qytetit
877 pako në rajonin e Dervenit
710 pako në Karadakë
710 pako në Karshiakë
193 pako në askionin e fundit që i’u dedikua punonjësve të N.P.
Higjiena Komunale -Shkup, punonjësve të N.P Parqe dhe Gjelbërim – Shkup dhe Shoqata e Grave Turke – Shkup.
Myftinia e Shkupit, në krye me Myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Islamili, shpreh falenderim dhe mirënjohje ndaj gjithë besimtarëve që na i besuan kurbanët, duke lutur All-llahun Fuqiplotë t’ua pranojë këtë sakrificë dhe t’ua shpërblejë me mirësitë e Tij të pakufishme!