Kokteji i planifikuar nga Myftinia e Shkupit i cili tubon hoxhallarët që shërbejnë nëpër xhami përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit nën moton “Të bëjmë Bajram së bashku” që sot u realizua është edhe aktiviteti që rrumbullakëson projektin e Ramazanit. Pas një kontributi të madh që dhanë hoxhallarët përgjatë muajit të Ramazanit nëpër xhamitë e ndryshme, sot në një atmosferë freskuese, vëllazërore dhe shoqërore të tubuar të gjithë së bashku uruan Fitër Bajramin njëri tjetrit. U fillua me leximin e një ashere nga Ataullah ef. Kurtishi që më pas me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili i cili i falënderoi hoxhallarët që iu përgjigjën ftesës për të qenë së bashku në këtë ditë feste dhe në veçanti për kontributin e dhënë në xhematet ku janë përgjegjës duke theksuar se pa bashkëpunim mes referentëve dhe imamëve edhe aktivitetet e Myftinisë përgjatë Ramazanit do të ishin të parealizueshme.
Poashtu edhe këtë vit mikrofoni ishte i hapur për të gjithë ata që deshën të shprehin mendimin e tyre rreth Ramazanit 2019.
Kjo traditë insha Allah do të vazhdojë edhe vitet tjera.
Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV – Shkup
[ngg src=”galleries” ids=”2″ display=”basic_thumbnail”]