Myftinia e Shkupit në pajtim me kompetencat e saj që të kujdeset për pozitën, të drejtat dhe interesat e besimtarëve të Shkupit, në koordinim me Bashkësine Fetare Islame te RMV-së ka në funksion edhe Librin e Kurorëzimeve.
Në këtë libër arkivohen të gjitha martesat fetare të kryera nga nëpunësit fetar të autorizuar nga Myftinia e BFI- Shkup dhe shërben për regjistrimin e të njëjtave.
Regjistrimi themelor në rubrikat e librit amë përmban të dhënat e çiftit bashkëshortor, dëshmitarëve dhe të dhënat e personit zyrtar i cili kryen kurorëzimin.
Ky libër është në shërbim të besimtarëve për nevojat e metutjeshme në jetën e tyre bashkëshortore.