Më 9 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu – paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Çair dhe Moranë.
Programi që u realizua në xhaminë e re në Çair u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Halima Bale.

Të udhëhequra nga prof. Munever Dauti, nxënëset Amra Ismaili dhe Almedina Rushiti zhvilluan temat “Vlera e femrës në Islam” dhe “Agjërimi”.
Me temë kryesore u praqit prof. Munever Dauti.
Programi që u realizua në xhaminë e fshatit Moranë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga Sara Qaili.

Të udhëhequra nga prof. Munever Lutfiu Murtezi, nxënëset Agona Rexhepi dhe Vildan Ajrulla zhvilluan temat “Ramazani muaji i mëshirës dhe faljes” dhe “Ramazani muaji i Kuranit”.
Me temë kryesore u praqit prof. hfz. Munever Lutfiu Murtezi.
Këto programe u begatuan edhe me ilahi dhe recitale nga korri i nxënëseve të medresesë dhe u përmbyllën me dua të rastit.