LIGJERATË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË LISIÇE

Më 13 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu – paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit, në lagjen Lisiçe realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore.
Programi u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të interpretuar nga Emire Jusufi.
Të udhëhequra nga prof. Resmije Xhaferi Sait, nxënëset Anesa Ramadani dhe Medine Jusufi zhvilluan temat “Sadakaja” dhe “Mëshira e Allahut”.
Me temë kryesore u praqit prof. Resmije Xhaferi Sait.
Ky programe begatua edhe me ilahi dhe recitale nga kori i nxënëseve të medresesë dhe dua të rastit.