Më 2 prill 2023, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me “Medresenë Isa Beu” – paralelja e vajzave në vazhdën e aktivitetetve të muajit të shenjtë të Ramazanit realizoi ligjeratë dedikuar gjinisë femërore në Studeniçan dhe Batincë.
Programi që u realizua në xhaminë “Ataullah Hoxha” në Studeniçan u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga nxënësja Mensure Sadiku.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmive iu drejtua mualimja e kësaj xhamie Isadete Ademi.
Të udhëhequra nga prof. Selvije Dardhishta Shakiri, nxënëset Hirgil Hirda dhe Anesa Isaku zhvilluan temat “Mbështetja në Allahun xh.sh” dhe “Namazi”.
Me fjalë rasti u praqit prof. Selvije Dardhishta Shakiri.
Programi që u realizua në xhaminë “Karshiaka” në Batincë u hap me ashere nga Kurani Famëlartë të imterpretuar nga nxënësja Elma Tahiri.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmeve iu drejtua mualimja e kësaj xhamie Jasmina Ademi.
Të udhëhequra nga prof. Busejra Idrizi, nxënëset Nuran Ramadani dhe Jasemin Ibraimi zhvilluan temat “Sadakaja” dhe “Ramazani një garë për të fituar shpërblime”.
Me fjalë rasti u praqit prof. Busejra Idrizi.
Këto programe u begatuan edhe me ilahi dhe recitale nga korri i nxënëseve të medresesë dhe u përmbyllën me dua të rastit.